Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dëshminë e shokut të Aldi Ramës, i riu i cili i morijetwn në Lezhë nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka treguar se Aldi Rama ka patur një jetë mjaft të vështirë, ku prindërit ishin të divorcuar dhe se i ati ishte i dënuar me buŗgim të përjetshëm në Greqi, pasi kishte masakruar me motosharrë një grek.
Vetëm 21 vjeç dhe Aldi Rama kishte provuar 2 herë burgun, para se të kryente kŗimin e rëndë duke qëlluar nënkomisarin Saimir Hoxha një ditë më parë. Duket se rruga e kŗimit që mori Aldi Rama nuk ishte edhe rastësi, diktuar më së shumti nga jeta e vështirë që ai kishte kaluar.
Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, shoku i të riut, Ergus Gj. ka rrëfyer se për Aldi Ramën gjërat nuk kanë qenë të thjeshta, ndërsa prindit ishin të divorcuar dhe i ati i dënuar përjetë në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një kŗim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek. Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.
“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në buŗg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese háshash e një thiĸë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në buŗg ka vŗarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai për Report Tv.