Elbasan/ Ndahet nga jeta besimtari i devotshëm që kundërshtoi Enver Hoxhën. Emri

Myftinia e Elbasanit ka njoftuar se besimtari Faik Çota ka humbur jetën ditën e djeshme. Faik Çota ishte një besimtarët më të devotshëm të qytetit, i cili i ishte kundërvënë dhe pushtetit të Enver Hoxhës për të shkatërruar xhamitë. Përpara disa vitesh ai ka rrëfyer se si në vitin 1967 ishte bërë pengesë për komunistët që deshën të shembnin Xhaminë e Ballies, në Elbasan.

“Ajo kohë mua më ka gjetur në Xhaminë e Ballies. Aty i falenderohem forcës time morale, sepse u përdorën shumë metoda për ta shembur Xhaminë, derisa arritën më nxorrën zvarrë. Pastaj me ta*nke e shembën Xhaminë e Ballies. Agjërimin nuk e kemi lënë kurr, sepse edhe gruaja ime ka pasur një baba që 67 vjet i ka shërbyer islamit” eshte shprehur asokohe Faik Çota.