Dy “ish-dhaskalistët” e Elbasanit tashmë ministra në Shqipëri dhe Kosovë. Ja çfarë shkruan Kushi

Ministrja Evis Kushi ka postuar ditën e sotme një foto në rrjetin social “Instagram” me Liburn Aliun, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. “Dikur ishim shokë klase në gjimnazin ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan, ndërsa sot jemi dy ministra në Qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverinë e Kosovës”,-ka shkruar Kushi.

Ministrja ishte ditën e sotme në Kosovë, ku u bë dhe takimi i parë mes “Qeverisë Rama3” dhe kryeministrit Kurti me ftesë të këtij të fundit. Shkolla e mesme “Dhaskal Todhri” është gjimnazi më i vjetër në qytetin e Elbasanit, i cili u formua në vitin 1960 si rezultat i bashkimit të disa shkollave të mesme. Kjo shkollë është edhe gjimnazi më i madh në Elbasan, që ka nje historik të ndritur brezash, që kanë bërë karrierë dhe nderojne jo vetem këtë shkollë por edhe qytetin e Elbasanit.