Jetlir Kulla është nga Elbasani dhe në moshën 32 vjecare arriti të zgjidhej për herë të dytë anëtar i Këshillit Bashkiak të distriktit të katërt të distriktit Ëaterbury-t. I riu nga Elbasani falenderoi të gjithë votuesit dhe përkrahësit e tij duke premtuar atyre se do të vazhdojë me programin e zhvillimit të distriktit të Ëaterbury-t në Konektikat të SHBA-së.
‘’Faleminderit të gjitha që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Ëaterbury-n.’’, shkruan Jetliri në profilin e tij në ‘’Facebook’’.
Duke fituar një mandat të dytë Jetlir kulla, i cili emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh duke qenë se është në një moshë të re.
Ai ishte vetëm 11 vjeç kur emigroi në SHBA, ndërsa kur fitoi në zgjedhje mbushi 32 vjec. Ai thotë se dëshiron ta shohë distriktin ku jeton Ëaterbury të transformuar në një qytet të suksesshëm.
Megjithatë ai nuk harron rrënjët shqiptare, në intervista tregon se do të sjellë eksperiencën e lidershipit në tryezën e punës në sektorin privat, por edhe në komunitetin shqiptar atj. Thotë se është i ri, dhe ka shumë ide inovative për qytetin. I martuar pak kohë përpara zgjedhjeve me Anxhela Kullën, aktualisht, Kulla punon si menaxher shitjesh në sektorin privat.