Foto Arkiva

Po lëvizte me biçikletë natën, përplaset nga makina 56-vjeçari në Elbasan. Ja gjendja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se rreth orës 20:05, një makinë ende i pa identifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H, 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkaktut të aksidentit.