Elbasan/ Shoferi humbet kontrrollin e automjetit dhe bie në kanal, lëndohet pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në aksin rugor Elbasan-Peqin ne fshatin Paper. Shoferi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka rënë në një kanal aty pranë, mësohet se është lënduar pasagjeri. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit nderkohë që i lënduari është shoqëruar në spital jashtë rreziku për jetën.