E gjeti të mbyllur derën e hotelit në Elbasan ku kishte pronotuar, turisti belg tenton të ngjitet nga muri rrethues, por…(DETAJE)

Një turisti belg është përballur me një incident të papritur teksa kishte ardhur me pushime në Shqipëri. Pasi gjeti të mbyllur derën e hotelit ku kishte pronotuar, ai ka tentuar të ngjitet nga muri rrethues, po është rrëzuar dhe ka përfunduar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

 “Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.