Coco Bradford u diagnostikua me Autism dhe nuk fliste asnjë fjalë për tre vjet. Vajza e vogël u diagnostikua me Autizëm kur ajo ishte shumë e vogël por pavarësisht nga gjendja e saj, Coco ishte një vajzë e lumtur, e bukur, e cila gjithmonë dashurinë që kishte nevojë e kishte përherë.
Coco kishte filluar të fliste pak pasi mbushi dy vjeç me fjalitë me dy fjalë, përpara se e folura e saj të fillonte të zhdukej. Shumë shpejt, Coco nuk fliste fare, në vend të kësaj, ajo vetëm bënte shenja dhe tregonte fotot në mënyrë që të komunikonte.
Por vajza e vogël shpesh irritohej kur njerëzit nuk dinin se çfarë po përpiqej të thoshte. Shenjat tipike të Autizmit përfshijnë mungesën e instinktit shoqëror dhe interesin për gjëra të zakonshme. Gjithashtu karakterizohet shpesh nga vështirësitë me gjuhën.
Njerëzit të cilët kanë autizëm zakonisht tregojnë të gjitha këto simptoma, por në shkallë të ndryshme në varësi të personit dhe ashpërsisë së gjendjes. Nëna e Coco, Rachel, tregoi se ajo nuk kishte ndalur vetëm të fliste, ajo nuk iu përgjigjej kur e therrisnin në emrër dhe nuk do të bënte kontakt me sy. Kjo vazhdoi për rreth tre vjet.
Pastaj Coco filloi një terapi të quajtur Analiza e Sjelljes së Aplikuar, ose ABA. Terapia është një sistem që ka për qëllim të mësojë fëmijët në vështirësi të caktuara sociale dhe t’i trajnojë ata të sillen sipas normave shoqërore. Pas disa muajsh në terapi, Coco më në fund foli përsëri. Vajza e vogël kishte thënë në mënyrë spontane: “Unë dua më shumë tost për të ngrënë.” Kjo ishte hera e parë që fliste që prej tre vjetësh.
Ishte një frazë kaq e zakonshme dhe Coco e kishte thënë atë në mes të mëngjesit të zakonshëm të familjes. Nëna e saj ishte e ekzaltuar. Ajo pranon se zakonisht nuk duhet të ngazëllehesh, sepse fëmijët me Autizëm do ta lidhin atë fuqi me këtë frazë, por nuk mund të mbante veten. Ata si familje ishin shumë të ngazëllyer për vajzën e tyre të vogël. Vajza ishte gjithashtu e kënaqur me veten.
Ajo filloi të kërcejë lart e poshtë dhe vetëm vazhdoi të përsëriste fraza. Rachel thotë: “Nuk jam befasuar kur fjalët e saj të para ishin për tost, se ajo e do atë dhe e ka ngrënë gjithmonë“. Rachel gjithashtu shpjegon se ajo lajmëroi tutorët e Cocos menjëherë për t’u treguar atyre lajmin e mirë. Nëna gjithashtu ndan që ato fjalë të para duket se kanë hapur një derë për Coco. Vetëm dy ditë më pas ajo po përdorte shumë fjalë të tjera. Ajo tha një përshëndetje për të atin kur u kthye një ditë nga puna. Vajza e vogël po trondit per mire familjen e saj përditë me atë se sa ka mësuar.
Burimi: powerful.tv