Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.