Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëmtime të lehta të anëtarëve të dy familjeve që udhëtonin në mjetet përkatëse.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar. Sakaq, si pasojë e përplasjes është rënduar trafiku në këtë aks.