Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ Albania po zbatohen në Bashkinë Cërrik dy projekte të rëndësishme: Miqësor me mjedisin-Menaxhimi i Integruar i mbetjeve urbane si dhe projekti i ndihmës per ri-integrim dhe punësim.
Sipas Ballës, përmes projektit “Geld für Arbeit” të financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, i cili zbatohet nga GIZ Albania dhe Programi Migration for Development (PME), në Cërrik janë punësuar 80 persona pranë sektorit të shërbimeve publike të Bashkisë Cërrik, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në përmirësimin e këtyre shërbimeve për të gjithë banorët e njësive administrative të Bashkisë Cërrik.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ Albania po zbatojmë në Bashkinë Cërrik dy projekte: “Miqësor me mjedisin-Menaxhimi i Integruar i mbetjeve urbane”, si dhe projekti i ndihmës per ri-integrim dhe punësim. Përmes projektit “Geld für Arbeit” të financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, i cili zbatohet nga GIZ Albania dhe Programi Migration for Development (PME), në Cërrik janë punësuar 80 persona pranë sektorit të shërbimeve publike të Bashkisë Cërrik, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe në përmirësimin e këtyre shërbimeve për të gjithë banorët e njësive administrative të Bashkisë Cërrik.