Në Elbasan është konfirmuar rasti i parë me variantin Delta të Covid-19. Nga raportimet, mësohet se pacienti është 51 vjeç dhe ka qenë i pavaksinuar. Gjithashtu, ai nuk ka udhëtuar jashtë vendit, ndërsa dyshohet se është infektuar nga kontaktet që ka pasur me disa persona që kanë ardhur në Shqipëri nga Italia.
Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për mediat dha detaje në lidhje me përhapjen e këtij mutacioni në vendin tonë.
Shefja e ISHP-së Albana Fico, tregoi se deri më tani në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Mat dhe Vlorë janë gjetur mostra të këtij varianti.