Fshatrat Rrenas në Belsh dhe Qukës Shkumbin janë tronditur nga dy ngjarje të rënda të ndodhura në orët e para të mëngjesit. Një i moshuar është gjetur i vetêvárur në banesë nga djali i tij. Policia njofton se nga këqyrjet paraprake 73-vjeçarit nuk i janë gjetur shenja dhune, ndërkohë që mësohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Po ashtu, një tjetër i moshuar është gjetur i vetêvárur në banesë. Policia njofton se 70-vjeçari jetonte i vetëm.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetêvárur pranë banesës së tij pa shenja dhùne shtetasi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.