ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Nesër në mëngjes fillon ndërtimi i trafik ndarëseve prej betoni në aksin Tiranë-Elbasan, do të ngushtohet …

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se ditën e nesërme në orën 07:30 në aksin Tiranë – Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni. Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, por ARRSH në bashkëpunim me Polcinë e Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (New Jersey).

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.