Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 4 vite burg autorin i cili shkaktoi aksidentin në Elbasan, ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën bashkëudhëtaret e tyre. Aksidenti tŗagjik ndodhi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan më datën 13 shtator të vitit 2020, ku si pasojë e përplasjes humbën jetën Lusinda Garunja 21 vjeçe dhe Xheneta Qallia 23 vjeçe nga Shkodra.
E plagosur mbeti motra e së ndjerës, Nervida Garunja 23 vjeçe, si dhe shoqja e tyre Denisa Dibra, 25 vjeçe, e cila ishte duke drejtuar mjetin në këtë aks. Policia aŗrestoi shoferin që shkaktoi aksidentin, i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.
Mamaja e Lusinda Garunjës ka bërë një postim prekës pas dhënies së vendimit, për dënimin me vetëm 4 vite buŗg për Pemën.
“Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte…
E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vďekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin… Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera ďhimbjen tone”, shkruan ajo./newsbomb/