Një makinë ka marrë flakë në rrugën Tiranë Elbasan pak minuta më parë. Nga ngjarja fatmirësisht s’ka të lënduar. Ndërkaq mësohet se shkak i marrjes flakë të benzit u bë një defekt në sistemin elektrik. Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila po heton për shkaqet e incidentit.