Jemi në muajin Qeshor kur të gjithë po bëhen gati që të kalojnë pushimet verore buzë detit. Por si gjithmonë cmimet janë shumë të larta për njerëzit e thjeshtë dhe me rroga të ulta. Ndaj ka dhe pak abuzim ku cmimet në 3 muajt e verës pësojnë një rritje të lartë sa dhe një parkim në Sarande kushton 5 mij lekë sikur te jesh në Romë.
Mesazhi është nisur nga një qytetar nga Elbasani, I cili ka kaluar një fundjavë në Sarandë kur ka parkuar makinën në një parking privat në Sarandë ku ka kushtuar 5 mije leke.
I habitur nga ky cmim ai ka paguar pasi nuk kishte ku ta parkonte makinën duke thënë se as në Romë nuk kushton kaq shumë.