KLGJ merr vendimin për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani. Ja çfarë u vendos

Këshilli i Lartë Gjyqësor pas dëgjimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe gjyqtares Enkeleda Kapedani ka shpallur vendimin mbi kërkesën e paraqitur për përjashtimin e magjistrates. Mësohet se KLGJ ka vendosur që të pezullojë kryegjyqtaren Kapedani deri në një vendim të dytë, pra deri në përfundimin e procesit.

Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok. Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet. “Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.”, tha Metani.

Ndërsa vetë Kapedani në këtë përballje kishte paraqitur dorëheqjen deri në një zbardhjen e kësaj ngjarjeje.