Kaotike është paraqitur sot situata në qarkullimin rrugor në dalje të Elbasanit. Korrespondenti i gazetës “Panorama” ka siguruar këto pamje ku duken radhët kilometrike në rrugën që të çon drejt autostradës Elbasan-Tiranë. Raportohet se qindra automjete janë bllokuar në trafik, ndërsa Policia Rrugore nuk ka marrë masa për zbutjen e trafikut.
Dita me diell e të dielës duket se ka ndikuar që shumë qytetarë tu drejtohen plazheve apo pikave turistike.