Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter me epiqendër në Greqi është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth. Tërmeti është ndier edhe në Elbasan.
Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.