Prej javësh në vend tashmë po vaksinohen kundër COVID të gjithë punonjësit e turizmit në vend. Së fundmi ky proces ka filluar procesin e vaksinimit të stafit të hoteleve në zonën e Llixhave, në Njësinë Administrative Tregan në Elbasan. Në fjalën e tij Balla tha se në këtë proces do të përfshihen rreth 40 hotele, ku do të garantohet vaksinimi i mbi 800 punonjësve staf të tyre
“Është një lajm i mirë për Elbasanin sepse ne e kemi kaluar prej ditës së djeshme numrin e 40 mijë të vaksinuarve dhe ky proces vaksinimi do të vazhdojë, jo vetëm në moshat +55, por po vazhdon edhe në shërbimin e hotelerisë në të gjithë zonës, me qëllimin që të garantojmë që të kemi sa më shumë vizitorë”, deklaroi Balla.
Numri dy i PS Balla gjatë fjalës tij ftoi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të vizitojnë Treganin e Elbasanit dhe të përfitojnë nga vetitë kuruese të ujërave termale që të fal ky vend.