Një lajm i mirë është komunikuar në emisionin “Wake Up” nga gazetari i Top Channel Artur Bibe i cili deklaroi se ditën e martë në Greqi do jetë hapja që pritej prej kohësh. Gjithashtu shtoi se më 14 maj do hapet vendi për turistët, ndërsa pritet që deri në fund të muajit maj Greqia të hapet për gjithë botën.
“Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe. Të martën fillojmë hapjen e madhe, fillojmë me restorantet dhe gradualisht të gjitha bizneset. Në 14 maj hapet turizmi, një super lajm, sepse jemi më shumë se një vit të mbyllur, më shumë se një vit të izoluar. Më në fund tani jemi mirë, plot shpresë. Vaksinat po ecin goxha mirë dhe ardhja e ilaçit të ri EXO-CD24, besoj është në drejtimin e duhur.
Kemi 60-100 mijë vaksinime në ditë në këtë periudhë dhe besoj deri në shtator vaksinat e Covid do jenë edhe në farmaci”, tha Bibe.