Mbyllet numërimi në Elbasan. Ja renditja finale e kandidatëve të PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në qarkun e Elbasanit. Mandatet në këtë qark u ndanë mes PS dhe PD dhe nga këto dy kampe listat i kryesojnë Taulant Balla nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD.

I dyti në listën e PS-së renditet Saimir Hasalla me një diferencë të konsiderueshme votash nga Balla, Ndërsa nga PD i dyti pas Boçit renditet Dashnor Sula.

Theksojmë se në këtë qark kemi një thyerje të listave të kandidatëve nga PD. Kjo sepse kandidati Luciano Boçi, i cili renditej i 7 në listë dhe nuk mori mandat, thyen herësin dhe merr mandatin. Sipas Kodit Zgjedhor nëse një kandidat thyen herësin rrëzon kandidatin me më pak vota. Si rezultat i këtyre përllogaritjeve ai që nuk merr mandatin e deputetit është Eugen Isaj.

Lista e kandiatëve të PS:

Taulant Balla 21591

Sajmir hasalla 11 515

Luan Duzha 6769

Besjan Ajazi 5374

Evis Kushi 4372

Desantila Tahiraj 4062

Florenc Spaho 2603

Klevis Xhoxhi 2531

Lista e kandiatëve të PD:

Luciano Boci 11076

Dashnor Sula 7533

Lefter Geshtenja 5023

Gazmend Bardhi 39 99

. Eugen Isaj 3996

Zheni Gjergji 2221

Flutura Açka 1793

Top Channel