Pas humbjes në Elbasan, reagon për herë të parë Flutura Açka. Ja çfarë shkruan

Shkrimtarja Flutura Açka, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, nga lista e Partisë Demokratike, nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa numërimi është mbyllur në Elbasan, PS ka pretenduar për të fituar mandatin e 9-të, por deri tani ka të sigurt tetë mandate, kundrejt 6 mandateve që ka fituar PD-ja.

Me një foto të zymtë nga qyteti, në një postim në Facebook, përmes disa vargjeve Flutura Açka është shprehur:

Pse je n’trishtim Atdhe?

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,

i prenë biletat për në udhë botë,

e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!