Qarku Elbasan/ Drejt fundit numërimi. Ja rezultati i deritanishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 495 qendrave të votimit në qarkun e Elbasanit, nga 511 qendra votimi gjithsej në këtë qark, pas votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga numërimi i këtyre 495 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 83438 vota, ose 55.16 %, PD-AN, 56165 vota ose 37.13%, LSI 6761 vota, ose 4.47 %;

Nisma Thurje 1621 vota; LN 979 vota; BD 670 vota; PSD 573 vota; LRE 350 vota; PLDSH 228 vota; ABEOK 159 vota; ADR 170 vota; PBK 147 vota.