Aurela Gace është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo gjithmonë ka spikatur më zërin e saj dhe këngët janë kthyer gjithmonë në hit. Kjo ka bërë që Gace të ketë shumë fansa, të mëdhenj e të vegjël. E tillë është edhe Françeska Kasa, vogëlushja nga Elbasani. Françeska është një femijë që ka konkurruar e fituar në shumë konkurse, festivale për fëmijë, brenda e jashtë vendit.
Ja postimi i Aureles:
Para disa ditësh mora një mesazh.
Ishte një prind.
Më tregonte se vajza e saj e kishte ëndërr të takoheshim.
Pastaj me tregonte se vajza ishte një femijë qē kishte konkurruar e fituar në shumë konkurse ,festivale për fëmije, brenda e jashtë vendit.
Ajo quhet Françeska Kasa nga Elbasani.
Pashë edhe videot e saj ku shprehej se më donte dhe u preka shumë.
Mu kujtua vetja kur doja aq shume te takoja kengetaren te cilen une doja ( e kam thene, shume here, në adoleshencën time, kisha nje figure që ndiqja ,kendoja cdo kenge te saj. Ajo ishte Irma Libohova) .
Pse të mos i ja jepja pak dashuri vogëlushes sê talentuar që më jep kaq shume dashuri te sinqertë prej femije?
Unë u mbusha plot.
Syte e saj shkelqenin si shkendija. Zerin pushkë. Muzikën e ka ushqimin e shpirtit.
Shpresoj e uroj qe nesër ta shohim në skenat e mëdha e ti plotesohet ëndrra e saj e madhe.
Françeska më kujtoi veten si fëmijë.
Mos u dorëzo i thashë,në asnjë moment.
Uroj me zemër ta shoh teksa rritet në skene e te na japë nga shpirti i saj ❤❤❤❤
Faleminderit që më mbushe zemrën!