Makina me targa greke përfundon në kanal në aksin Elbasan-Librazhd, burrë e grua…

Sot në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd është regjistruar një aksident ku të plagosur kanë mbetur një çift. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Xibrakë. Burime për media bëjnë me dije se së një automjet tip ‘Toyota’ me targa greke është përmbysur anës rrugës. Automjeti ka përfunduar në një kanal por fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht një çift që ndodhej në të.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa të dëmtuarit janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.