Një studim i fundit i kryer në Turqi kryer nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që njihet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë, ka nxjerrë përfundimin se vaksina kineze “Sinovac” krijon mbrojtje ndaj koronavirusit te 97% e personave që vaksinohen. Sipas mediave turke, Sinovac krijon imunitet të lartë në 99.2% të rasteve te gratë, ndërsa te burrat në 95.7% të rasteve.
Ky studim u krye te më shumë se 1 mijë vullnetarë, të cilët injektuan dy dozat e vaksinës dhe shkencëtarët panë se imuniteti arrinte në nivele të larta 28 ditë pas dozës së dytë.