Rudina Hajdari përballet me ‘të papriturën’ në Elbasan

Kandidatja për deputete e ‘Nismës Thurje’ Rudina Hajdari, ka ndeshur rastësisht në këtë fushatë kandidaten e PD-së Flutura Açkën. Hajdari ka ndarë një foto në mediat sociale ku shfaqet së bashku me Açkën, dhe nënvizon se kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

“Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.

U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.

Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lùfte për jetë a vďêkje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.

Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmêrrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.

Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët”, shkruan Hajdari.