Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur sot një mënyrë të veçantë për të uruar për datëlindje një mësuese të përkushtuar në profesionin e saj. Bëhet fjalë për Anjeza Metallën, mësuese e Gjuhës Shqipe-Letërsisë në gjimnazin “Mahir Domi” Elbasan, për të cilën ministrja Kushi ka zgjedhur ta surprizojë duke i shkuar për urim në klasën e saj gjatë procesit mësimor.
“Një surprizë për ditëlindje për zysh Anjezën në gjimnazin “Mahir Domi” në Elbasan! Një mësuese model dhe shumë e përkushtuar në mësimdhënie! Edhe 100 zysha dhe mirënjohje për punën e palodhur!” – shprehet Kushi.