Policia arŗeston 4 hajdutë në Elbasan. Ja çfarë kishin vjeďhur

Në vijim të punës për parandalimin e vjeďhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjeďhjeve të ndodhura  më parë në qytetin e Elbasanit, specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Elbasan,  kanë aŗrestuar në flagrancë shtetasit:

• D.P., 21 vjeç, banues në Elbasan, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.D., 21 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  dyshohet se kanë vjeďhur një biçikletë me vlerë 400 euro, në banesën e shtetasit Dh.S.

• I.D., 47 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ka vjeďhur hekur në uzinë.

• Sh.G., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka vjeďhur një aparat celular shtetases E.V., si edhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik. • K.T., 34 vjeç, banues në Elbasan,  pasi dyshohet se ka vjeďhur një aparat celular shtetasit E.K.