Ditën e sotme deputeti i Partisë Socialiste Florenc Spaho ka vizituar fshatin Dopaj. Të Elbasanit. Ai ka zhvilluar një bisedë miqësore me banorët e zonës, të cilët kanë treguar shqetësimet dhe problematikat e kësaj zone. Gjithashtu banorët e kësaj zone kanë ofruar mbështetjen e tyre për deputetin Spaho në zgjedhjet e 25 Prillit.
Florenc Spaho është ndër figurat e reja që kandidon për deputet nën siglën e Partisë Socialiste dhe është vlerësuar për angazhimin e tij në komunitet nga kjo parti, duke e renditur tek listat e sigurta për qarkun e Elbasanit. Ai është një prej deputetëve më të vlerësuar nga qytetarët e qarkut të Elbasanit, si një figurë e pastër dhe gjithmonë ka qenë aktiv në zgjidhjen e problematikave të njerëzve.