“Jo vetëm modë”, programi për të cilin ajo u angazhua për një kohë të gjatë në Tv Klan, ishte i fundit program televiziv i Floriana Garos në ekran. Jeta e saj e re në Zvicër, martesa dhe pastaj lindja e dy fëmijëve, e larguan për një kohë nga ekrani, por jo nga publiku shqiptar.
Prej disa ditësh, emri i moderatores bukuroshe është lakuar si një prej profileve që do të zënë ekranin gjatë muajit të fushatës elektorale dhe lajmin e ka konfirmuar sot edhe vetë Floriana. Duke nisur që sot, Floriana Garo do të jetë zëdhënëse e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Në një foto të parë me logon e PD-së pas saj, moderatorja shkruan.
“Krenare të jem zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen”.
Të gjithë fansat i kanë shprehur urimet dhe përgëzimet Florianës për këtë angazhim të ri. Buzëqeshja e ëmbël e saj, që do të shoqërojë deklaratat publike, do të zbutë, me siguri, tonet e ashpra të politikës.