Pandemia edhe këtë vit do ta lerë Elbasanin pa Ditë Vere

Në prag të Ditës së Verës duket se vetëm natyra po bëhet gati në Elbasan. Për të dytin vit me radhë pandemia pezullon çdo festim apo organizim me rastin e Ditës së Verës dhe dëmet më së shumti ndihen në bizneset e pastiçerisë. Në një vit të zakonshëm një pastiçeri në Elbasan prodhonte më shumë se 6 mijë ballokume në 10 ditët e para të marsit, tashmë shitjet janë të papërfillshme.

Bizneset përpiqen të mbajnë aktivitetet hapur ndërsa kanë shkurtuar stafin për të përballuar pasojat.