Një automjet tip “Skoda” parkuar në afërsi të Gjykatës së Elbasanit ka marrë flakë gjatë mbrëmjes të së martës, teksa si pasojë është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar ngjitur me të. Zjarri fillimisht ka rënë në mjetin tip “Skoda” me targë AA279SR dhe më pas është përçuar edhe në mjetin tjetër. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të viheshin në kontroll, duke bërë që mjetet të mos digjeshin plotësisht.
Policia po punon për identifikimin e pronarëve të automjeteve si dhe për janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse zjarri ka qënë për ndonjë defekt teknik apo i qëllimshëm.