Jonida Maliqi deklaroi pak ditë më parë në emisionin e saj “Jonida’s Room”, se është ndarë nga Romeo Veshaj. Edhe pse fundi i historisë së tyre të dashurisë për publikun u bë i qartë vetëm tani, ndarja e artistëve nuk është diçka e papritur dhe ka ndodhur muaj më parë, krejtësisht pa zhurmë. Gjë e cila, me një vështrim të kujdesshëm, mund të vihet re edhe në rrjetet e tyre sociale. Në fakt kjo nuk ishte hera e parë që këngëtarja thoshte në programin e saj që festa e dashurisë do ta gjente vetëm, por e kishte përmendur edhe kur të ftuar kishte Eranda Libohovën, madje edhe në puntatën e Vitit të Ri të “Jonida’s room”.
Ndërkohë, mediat po shkruajnë së fundmi se Romeo ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes. Madje, iconstyle.al ka vënë re se dyshja së fundmi ka shijuar edhe disa ditë në Vlorë, prej nga ku kanë postuar foto nga i njëjti vend.
Po tu hedhësh një sy fotove të Aleksias në rrjetet sociale, mund të vësh re se ka disa postime me Romoen. Ndonëse nuk ia ka zbuluar tërësisht portretin ata duken së bashku teksa udhëtojnë, ku nga sa shohim në videon është Romoe duke i dhënë makinës.
Madje, njëra prej tyre është publikuar në ditën e të dashuruarve dhe është shoqëruar me këngën “Abra Cadavra, Kush-Valentine”.
Si duket lidhja e Romeos me Partinë Socialiste qenka shumë më e thellë dhe e ngushtë nga sa menduam.