Në qarkun e Elbasanit kanë nisur reshjet e shiut dhe bores me intensitet mesatar në të gjithë qarkun. Po ashtu, ka pasur erëra të forta gjatë natës, por që nuk kanë sjellë probleme. Në zonat malore kanë nisur reshjet e dëborës, por akset rrugore aktualisht janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Deri më tani, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike, përveç një zone te ish Kombinatit Metalurgjik, ku po punojnë punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve.
Top Channel