Disa punonjës policie kanë shkuar pranë zonës në Elbasan ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim për arsimin. Ajo shfaqet pa maskë, në ambient të mbyllur dhe me grumbuj njerëzish. Sipas mediave televizive, policët i kanë kujtuar se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona si dhe duhet mbajtur maska.
Nuk dihet ende nëse gjoba është vendosur, ndërsa Kryemadhi iu ka thënë policëve që të bëjnë detyrën dhe të vendosin gjobë nëse ka pasur shkelje, por duke ironizuar që më parë të luftojnë bandat dhe kŗiminelët.
Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet. Ndërkaq, një ditë më parë, kryeministri Rama paralajmëroi sanskione/gjoba për partitë dhe politikanët që kryejnë aktivitetet duke shkelur rregullat anti-Covid.