Bashkia e Elbasanit është duke investuar për rikonstruksionin e rrugës “Shpëtim Arapi” në Njësinë 5. Ky investim ishte i domosdoshëm dhe i kërkuar shumë herë nga banorët, për shkak të kushteve në të cilat ndodhej rruga. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja vuri theksin tek cilësia e punimeve duke theksuar se një investim cilësor është një investim afatgjatë dhe i qëndrueshëm:
“Në #Elbasan vijojnë punët publike dhe investimet e nisura që nuk u ndalën as në pandemi. ??
Më në fund banorët e lagjes “11 Nëntori” në Njësinë 5 do të shpëtojnë nga balta e pluhuri shumëvjeçar. ?
Rruga “Shpëtim Arapi”? po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të domosdoshme infrastrukturore, që pas asfaltimit të saj do të rehabilitohet dhe sheshi mes bllokut të pallateve për tu kthyer në një zonë të integruar urbane. ?⛲️?
#PunëJoGjumë
#ElbasaniqëDuam❤️”- shkruan Llatja.