Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, përveçse një futbollist i shkëlqyer, është edhe një mulsiman i devotshwm. Së fundmi, sulmuesi egjiptian ka ndihmuar në luftimin e koronavirusit në shtetin e tij duke dhuruar bombola oksigjeni në një spital lokal. Përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig, Salah ndihmoi pacientët duke blerë mjete që ata të lùftonin me COVID-19 në Afrikën Veriore.
Drejtori i kësaj shoqate, Hassan Bakr, konfirmoi në një radio lokale se Salah kishte mbështetur mjekët dhe kishte dhuruar bombola oksigjeni për të ndihmuar pacientët. E gjitha kjo erdhi pasi para pak ditësh pati një mungesë oksigjeni dhe thuhet se çoi në disa humbje jete në Spitalin Qendror Basyoun, kështu që Salah vendosi të veprojë.
Kujtomë që sulmuesi i Liverpoolit gjithashtu ka siguruar më parë fonde për banorët në qytetin e tij të lindjes, Nagrig, për të instaluar një stacion të ambulancës dhe për të blerë pajisje për sportin në një shkollë. Në prill të vitit të kaluar, ylli i Reds thuhet gjithashtu se dha mijëra tonë ushqime për të ndihmuar familjet e prekura nga pandemia.