Greqia rikthen masat shtrenguese, ja cfarë ndodh nga nesër

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat, menjëherë pas Vitit të Ri. Qeveria greke ka marrë vendimin për të rikthyer orën policore, duke filluar nga dita e nesërme e deri më 11 janar. Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i qeverisë, i cili njofton se do të bëhet ndalimi në dyqane, funksionimi i librarive, parukerive, shërbimeve të kujdesit dhe aktivitetet e gjuetisë apo peshkimit.

Ndalimi i udhëtimit rikthehet gjithashtu në orare më të rrepta, nga 21:00 në mbrëmje deri në 5:00 në mëngjes , me përjashtimin e vetëm të punonjësve të policisë dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Siç përmendi zëdhënësi Petsas, masat merren me synimin e hapjes së shkollave më 11 janar.