Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se është në “kontakt të ngushtë” me zyrtarë të Mbretërinë e Bashkuar pas shfaqjes së një varianti të ri të Covid-19, raporton BBC. Varianti i ri i virusit po përhapet më shpejt se sa versioni origjinal, por nuk besohet të jetë më vƄekjeprurës.
Pjesë të mëdha të Anglisë jug-lindore, përfshirë Londrën, tani janë nën një nivel të ri, më të rreptë të kufizimeve në një përpjekje për të frenuar virusin që po përhapet me shpejtësi. Ndërkohë Holanda tha se po ndalonte fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit të ri të virusit.
Ndalimi hyn në fuqi të dielën dhe do të qëndrojë në fuqi deri në 1 janar, tha qeveria holandeze. Masa vjen pas marrjes së mostrave të një rasti në Holandë në fillim të këtij muaji që zbuluan të njëjtin lloj koronavirusi si ai i gjetur në Mbretërinë e Bashkuar. Në pritje për të qartësuar situatën në Mbretërinë e Bashkuar, u tha se “rreziku i llojit të ri të virusit që futet në Holandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.
Qeveria hollandeze gjithashtu tha se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët në vijim për të “eksploruar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut të llojit të ri të virusit që do të sjellë nga Mbretëria e Bashkuar”.