Shkoi për të mbledhur skrap, bie në kontakt me energjinë elektrike 16-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Një 16-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Elbasan, e për pasojë është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Kaund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh i Elbasanit. I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e djegieve në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se E.Hoxha 16-vjeç kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sakaq, policia ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes, ku 16-vjeçari ra në kontakt me rrymën.

(Faxweb.al)