Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptar ka qenë një grua e quajtur Monika Luarasi e cila në vitin 2017 ka pësuar një aksident të frikshëm. Dikush e shtypi atë me makinë para Presidencës dhe ka luftuar me jetën për javë me radhë. Ajo ka rrëfyer në studio historinë e saj të dhimbshme dhe përjetimet gjatë asaj periudhë kohe.
Monika Luarasi: Jam fëmija i tretë. Jam rritur me shumë përkujdesje nga prindërit dhe kam patur një fëmijëri të mirë. Më pas u martova po mirë dhe linda dy fëmijë të mrekullueshëm, kisha një punë shumë të mirë dhe çdo gjë shkonte mrekullueshëm derisa erdhi një moment që gjithçka u përmbys.
Ishte 16 Marsi i vitit 2017 unë kam pësuar një aksident shumë të rëndë. Dilja nga puna, ku punoja në Universitetin Politeknik dhe para Pallatit të Kongreseve përballë Presidencës më përplasi një makinë. Njerëzit që më shikonin menduan se kisha vdekur. Vjen ambulanca e spitalit të traumës dhe shyqyr Zotit që erdhi ajo sepse unë isha pa jetë, me frymëmarrje artificiale, me oksigjen më dërgojnë në spital.
Ardit Gjebrea: Kjo ngjarje ka bërë bujë dhe në media.
Monika Luarasi: Po. Pasi kam shkuar në spital unë kam bërë dy javë luftë me vdêkjen, isha pa shenja jete, doktorët nuk më operonin dot sepse e para unë nuk thithja narkozën e plotë për gjithë operacionin sepse isha me frymemarrje artificiale, por dhe nuk kisha asnjë shenjë jete, nuk isha e përgjegjshme. Pas dy javësh doktorët me operuan, shyqyr Zotit doktorët më shpëtuan këmbën dhe operacioni shkoi me sukses, por nuk ishte me kaq. Unë për tre muaj isha pa memorje.
Ardit Gjebrea: A e kujtoje emrin tënd?
Monika Luarasi: Jo fare, unë nuk isha e përgjegjshme. Një her thoja që kam dy fëmijë e një herë tre. Mua më ruanin se isha e papërgjeshme dhe çfarë nuk bëja.
Ardit Gjebrea: Po mjekët çfarë thoshin?
Monika Luarasi: Burrit tim i cili ishte shumë i shqetësuar për gjendjen time, mjekët i thoshin se kur të shkojë në shtëpi, ambient dhe ngrohtësia familjare, do i vijë memorja. Pas dy muaj e gjysmë kur dola nga spitali, unë ruhesha nga çdo gjë që isha e rrethuar.
Ardit Gjebrea: E mbaje mend shtëpinë tëndë?
Monika Luarasi: Jo jo nuk mbaja mend asgjë.
Ardit Gjebrea: Kur të vinin fëmijët që të thoshin mami jam unë, çfarë bëje ti?
Monika Luarasi: Kur ata thoshin ashtu, unë kisha një farë prekje, por nuk ndjeja asgjë tjetër, unë një minutë përshëndetesha dhe më pas nuk mbaja mend asgjë. Në memorjen time, ato tre muaj janë zhdukur.
Monika Luarasi ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila rrefeu historinë e saj të dhimbshme dhe si i ndryshoi jeta pas aksidentit të frikshëm që i ndodhur kur doli nga Universiteti Politeknik në Tiranë. Monika humbi memorjen e saj për muaj me radhe dhe gjatë emisionit tregoi si e rifitoi atë.
Ardit Gjebrea: Si të erdhi memorja?
Monika Luarasi: Ishte periudha kur burri im duhet të shkonte në punë. Dy fëmijët e mi ishin në marrëdhënie shkolle dhe iknin në shkollë, unë nuk kisha me kë të rija në shtëpi, vjehrrën e kisha shumë të vjetër. Burri mori nënën time në telefon, edhe pse ishte rreth të 80-ave, ajo i thotë sille këtu tek mua. Ata jetojnë në Elbasan, por aty ndodhi çudia më e madhe. Pikërisht në ditën e dytë dhe të tretë unë filloj të kem një farë kthese, fillova të bëhesha e përgjegjshme.
Unë pyes nënën time se e shikoj veten në karocë dhe ishte e tmerrshme se unë kam pasur një jetë tepër aktive, shikoja që nuk më lëviste dot këmba me fasho. E pyes nënën çfarë më ka ndodhur, pse jam kështu në karocë? Ata më shpjeguan gjithçka dhe më vonë fillova të bëhësha e përgjegjshme. Pas një jave fillova të kujtoj emrat e familjarëve, të fëmijëve, motrën dhe vëllai dhe gjithçka tjetër.
Ardit Gjebera: E çuditshme që ty të erdhi memorja në shtëpinë ku ti ke lindur. Si u ngrite nga karoca se nuk mbaruan hallet?
Monika Luarasi: Mua më është dashur shumë për t’u ngritur nga karoca. Pas 7-8 muajsh unë arrita të eci përkrahë me burrin dhe me fëmijët sepse vetë nuk mundesha.
Ardit Gjebrea: Ti sot mund të kisha thirrur me dhjetra njerëz , por zgjodhe nënën, pse?
Monika Luarasi: Unë zgjodha nënën time sepse sot në 8 Nëntor nëna ime ka ditëlindjen. Ajo sot mbush 81 vjeç. 80-vjetorin unë ia urova por nuk ia festova dot sepse pikërisht në 17 Tetor unë bëra një operacion tjetër për këmbën për të hequr hekurin dhe 10 bulonat që kisha në kockë. Mezi e prisja këtë vit që ta festonim ditëlindjen bukur, por nga pandemia nuk mundemi. Kjo është edhe një arsye më shumë pse unë e ftova në këtë emision./klan