Qeveria e Filipineve ka urdhëruar evakuimin e dhjetra mijëra banorëve ne pjesën jugore të ishullit Luzon për shkak të afrimit të stuhise “Goni”. Siç raporton “Al Jazeera“, rreziku është mjaft i madh sipas autoriteteve pasi stuhia përllogaritet të jetë e kategorisë 5, më e fuqishmja në botë gjatë këtij viti.
Stuhia pritet të përplaset me arkipelagun me një shpejtësi 215 kilometra në orë dhe autoritetet i tremben shkatërrimeve të mëdha duke larguar kështu me detyrim banorët e zonës. Kjo është stuhia më e fortë që pritet të godasë Filipinet që prej vitit 2013, ku vdiqën 6 300 persona. /abcnews