Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe që çdo emocion të bukur të jetës së tyre e kanë ndarë me fansat e tyre të shumtë. Bëhet fjalë për moderatoren Fatma Methasani dhe partnerin e saj Alfio Rrotani. Mbrwmja ka qenë mjaft emocionuese për moderatoren. Në ditëlindjen e saj të 26-të, Fatma ka marrë një propozim përrallor për martesë nga partneri i saj.
Në këtë ditë të veçantë për Fatmën u organizua një festë që mblodhi miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt. Alfio u ul në gjunjë dhe me unazën në dorë i propozoi Fatmës. “Ajo tha Po”, shkruan Alfio krah fotove të postuara në Instagram, ku çifti ka marrë urime të shumta. Alfio dhe Fatma janë bashkë prej disa vitesh dhe shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Ata janë edhe prindër të një djali me emrin Noah, që ja ka zbukuruar më shumë ditët dhe i ka sjellë shumë dashuri