Rikonstruktohet gjimnazi “Dhaskal Todri” ne Elbasan, Llatja: Punimet po ecin me ritme të mira

Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka bërë të ditur për rikonstruktimin e gjimnazit ” Dhaskal Todri”, përmes një postimi në facebook ai shkruan: Në gjimnazin “Dhaskal Todri” ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të terreneve sportive. Punimet po ecin me ritme të mira dhe shumë shpejt nxënësit do të gëzojnë hapësira të reja që pasditeve do t’i vihen në dispozicion dhe komunitetit të Njësisë 3.