Labinot Kabashi nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Barcelonës B, teksa ditën e sotme klubi i katalanas ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me mesfushorin 20-vjeçar. Futbollisti nga Kosova, ka kaluar në të gjitha ekipet zinxhir të të rinjve të Barcelonës, teksa kishte mbërritur deri te ekipi B, por tashmë aventura e tij me këtë skuadër mbyllet.
Shkak janë bërë dëmtimet e shumta që lojtari ka pësuar kohëve të fundit dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën t’i ndërpresin kontratën. Mesfushori i cili ka lindur në Finlandë tashmë është një lojtar i lirë dhe po shikon për të gjetur një skuadër të re për të vazhduar karrierën.