Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme për qytetin, në një mbledhje të mbajtur online. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka informuar se një ndër vendimet e miratuara lidhet edhe me dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Po ashtu, Këshilli Bashkiak miratoi heqjen e tarifës së pranimit në kopshtet e çerdhet publike në Elbasan për fëmijët nga 0-6 vjeç të prekur nga dhunnna në familje.
Vendimet e tjera të miratuara sipas Llatjes janë projekti transformues për rikualifikimin urban dhe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore të lagjeve dhe blloqeve të banimit në qytetin e Elbasanit si dhe kalimin në pronësi të Shoqërisë Aksionere të trajtimit të Studentëve.