Më shumë të shëruar sesa të infektuar sot me COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë. Ja sa të infektuar në Elbasan

Dy qytetarë nga Tirana kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 106 raste të reja me koronavirus, nga 832 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kanë arritur që të shërohen edhe 137 pacientë të tjerë, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur virusin që nga fillimi i epidemisë.

“31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.”

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2637

Durrës         587

Shkodër      386

Elbasan       309

Lezhë           298

Fier               250

Korçë            240

Vlorë              200

Kukës             154

Berat              108

Dibër                104

Gjirokastër      75